Home Ferizaj Ferizaj mohon mosmarrëveshjet me tifozët, kërkon mbështetje ndaj Prishtinës

Ferizaj mohon mosmarrëveshjet me tifozët, kërkon mbështetje ndaj Prishtinës

by 05
0 comment

Ferizaji, klub i rikthyer në Superligë, ka mohur mosmarrëveshje me tifozët dhe ka bërë thirrje për mbështetje për ndeshjen me Prishtinën.

Reagimi ka ardhur pasi tifozë të Ferizajt e kishin thënë të kundërtën. 

“Kryesia e FC Ferizajt shprehet e shqetësuar në lidhje me një postim të grupit të tifozëve “UJQIT“, ku përmendet një mosmarrëveshje inekzistente dhe bëhet i ditur bojkotimi i ndeshjes ndaj Prishtinës. Ne si kryesi, ashtu si çdo herë tjetër, dëshirojmë ta informojmë opinionin ferizajas, se nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje, e aq më pak kur ka javë që nuk kemi zhvilluar asnjë takim, qoftë edhe formal, me tifozët tonë “UJQIT“. Prandaj duke shpresuar dhe besuar në frymën e bashkëpunimit, ftojmë secilin tifozë të FC Ferizajt, që të dielën e 21 Gushtit, të mbushim shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipën e zemrës. Vetëm duke rrugëtuar së bashku ne do të arrijmë objektivat tona. Bëhuni lojtari i 12 në fushë!”, ka shkruar Ferizaj./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]