Home Ferizaj FERIZAJ/ Miqtë e rrahin në rrugë dhëndrin që ua kërcënoi babain

FERIZAJ/ Miqtë e rrahin në rrugë dhëndrin që ua kërcënoi babain

by 05
0 comment

Një person ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt mbrëmë pas mesnate, pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga vëllezërit e bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në rrugën ‘Xhemajl Kada’ ku dy të dyshuarit kanë takuar dhëndrin e tyre me veturën e tij, të cilin më pas e kanë ndalur e që më pas dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

I gjithë motivi që shtyu në sherrin mes familjarëve dyshohet të jetë kërcënimi që dhëndri i kishte bërë vjehrrit të tij, përkatësisht babait të të dyshuarve.

45-vjeçari për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e dhunës që përjetoi është dërguar në spital për tretman mjekësor e më pas rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore kanë arrestuar dy personat e dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]