Home Ferizaj FERIZAJ/ Me armë në lokal nate, arrestohen dy persona

FERIZAJ/ Me armë në lokal nate, arrestohen dy persona

by 05
0 comment

Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka pranuar një informacion se në një lokal nate, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri, dy persona bartin me vete në brez armë zjarri.

Pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave të dyshuar, tek personi me inicialet RR.S (M/K) i moshës 38 vjeçare, është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.

Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me të, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçare.

Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]