Home Ferizaj FERIZAJ/ Mbahet ushtrimi fushorë MISP 2022

FERIZAJ/ Mbahet ushtrimi fushorë MISP 2022

by 05
0 comment

Kryqi i Kuq i Kosovës ka mbajtur ushtrimin fushorë pas trajnimit të stafit professional shëndetësor në komunën e Ferizajit për Pakon Minimale Fillestare.

Burim Seferi, Koordinator për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave në Kryqin e Kuq të Kosovës,tha se Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përkrahjen e UNFPA-së, ka arritur të realizojë ushtrimin fushor për MISP, duke realizuar objektivat e ushtrimit MISP 2022.

“Ushtrimi MISP 2022 i realizuar sot me datë 23.09.2022, në Komunën e Ferizajit, me punëtorët shëndetësor, ka testuar institucionet lokale në tri objektiva: Komunikim, Koordinim ndër institucional, dhe Reagim në MISP. Në ushtrim kanë marrë pjesë këto institucione: Policia e Kosovës, QKMF Ferizaj, Emergjenca Ferizaj, Instituti kombëtar i shëndetit publik regjioni i Ferizajit, dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Ushtrimi është përcjellur nga mediat dhe publiku i gjerë dhe gjatë realizimit u monitorua dhe vlerësua nga përfaqësuesist e UNFPA-së të cilët ishin prezent gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit”- u shpreh Seferi./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]