Home Ferizaj FERIZAJ/ Mbahet mbledhje komemorative për Dr. Ylber Murati

FERIZAJ/ Mbahet mbledhje komemorative për Dr. Ylber Murati

by 05
0 comment

U mbajt mbledhje komemorative në kujtim të specialistit të mjekësisë familjare, Dr. Ylber Murati

Paraditen e sotme, me organizimin e Komunës së Ferizajt dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, u mbajt mbledhje komemorative, në kujtim të specialistit të mjekësisë familjare, Dr. Ylber Murati, i cili ndërroi jetë mbrëmë, pas një sëmundje të rëndë.

Me fjalë rasti, në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili gjendet jashtë Ferizajt, me agjendë të paracaktuar zyrtare, të pranishmëve iu drejtua, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini.

“Jemi mbledhur sot këtu, në këtë ditë morti, për t’i dhënë përgjithmonë lamtumirën mjekut të dalluar, shokut tonë të dashur, kolegut të veçantë, prindit shembullor, Dr. Ylber Murati. Sa e rëndë kjo ditë, sa i dhembshëm ky moment. Sot, jemi në zi të gjithë. Është në zi shëndetësia ferizajase, është në zi vet Ferizaj, që humbi një profesionist shëndetësor të përkushtuar në misionin e tij human. Më lejoni që në hyrje të fjalës sime, t’ju përcjell të gjithë juve, ngushëllimet më të sinqerta të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili nuk mundi të jetë të marr pjesë në këtë mbledhje komemorative, për shkak se gjendet jashtë Ferizajt me një agjendë të paracaktuar ditë më parë, në pritjen e organizuar nga Ambasada Turke në Kosovë. Vdekja e Dr. Ylberit, na tronditi të gjithëve. Na tronditi sepse herët la botën e të gjallëve, na tronditi sepse la përgjysmë misionin e tij fisnik e human, të përkushtimit profesional, të shërbimit për qytetarët në nevojë, në profesionin më të çmuar që zgjodhi, mjekësinë, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Dr. Ylberi, iku herët, në përballje me sëmundjen e rëndë. Por edhe pse shëndetit të tij, çdo ditë i paraqiste sfida të egra kjo sëmundje, ai megjithatë, luftoi, luftoi deri në çastin e fundit, asnjëherë i dorëzuar, gjithnjë energjik, për të kryer detyrat e tij. Unë e njoha Dr. Ylberi. E njoha si një shok të rrallë, e njoha familjarisht. Bashkë punuam për dekada me radhë. Vërtet, nuk gjej fjalë për të shprehur dhembjen e pikëllimin tonë. Por gjithashtu jemi krenarë. Jemi krenarë që e patëm kolegë të çmuar, e patëm në mesin tonë, me mirësinë që e karakterizonte atë, me shpirtbardhësinë në secilin raport ndërnjerëzor, andaj vepra e tij, kontributi i tij për shëndetësinë ferizajas në secilin funksion që pati, do të mbetet gjatë në kujtesën e gjithsecilit nga ne, si një trashëgimi e pasur e një përkushtimi profesional e njerëzor, që e bën figurën e Dr. Ylber Muratit, të rroj gjatë në kujtimet tona. Ngushëllime të sinqerta Dr. Vjollca, familje e respektuar Murati, kolegë mantelbardhë, miq e të njohur të të ndjerit!” mbylli fjalën e tij, drejtori Emini.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe drejtorja e QKMF-së Nadire Imeri dhe bashkëpunëtorja e të ndjerit, Dr. Drita Lumi Demiri, ku evokuan kujtime nga puna me të ndjerin, gjersa në emër të familjes, foli djali i Dr. Ylber Muratit, i cili falënderoi të pranishmit për ngushëllimet dhe fjalët e zgjedhura në këtë ditë të rëndë për familjen.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]