Home Ferizaj FERIZAJ/ Manipuloi kilometrat e veturës duke i zvogëluar për rreth 90 mijë, Policia nis hetimet për mashtrim

FERIZAJ/ Manipuloi kilometrat e veturës duke i zvogëluar për rreth 90 mijë, Policia nis hetimet për mashtrim

by 05
0 comment

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, që ka ndodhur së fundmi në Shtërpcë, Sinjali mëson se një person ka përfunduar në Polici.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari M.P.,, ka manipuluar me kilometrat e veturës së tipit “Golf”, duke ia zvogëluar për rreth 90 mijë.

Fillimisht kjo veturë i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër kontrolli, ku kishte pasur shifër tjetër të kilometrave të kaluara, por kur është kontrolluar në qendrën tjetër, është vërtetuar se kilometrat janë manipuluar.

Sipas të njëjtave burime, rasti ndaj të dyshuarit është iniciuar si “Mashtrim” dhe kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]