Home Ferizaj FERIZAJ/ Kontrabandë me mallra, Policia kap mbi 300 kg mjaltë me përmbajtje të dyshimtë

FERIZAJ/ Kontrabandë me mallra, Policia kap mbi 300 kg mjaltë me përmbajtje të dyshimtë

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e rreth 320 kilogramëve mjaltë me përbërje të dyshimtë në fshatin Komollgavë të Ferizajt.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se mjalta dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Policia fillimisht kishte vërjetur një veturë të dyshimtë të llojit ‘Opel Astra’ në fshat dhe në të kishte gjetur 37 paketime me 12 kavanozë mjaltë pa asnjë dokument për origjinën apo përmbajtjen e saj.

Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Gjithashtu Policia e Kosovës dhe zyrtarët doganorë kanë parandaluar sot edhe një rast të futjes ilegale të mallrave me akcizë, përkatësisht pijeve alkoolike.

Forcat e rendit njoftojnë se gjatë kontrollit të një veture në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë gjetur rreth 80 litra alkool të llojeve të ndryshme.

Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]