Home Ferizaj FERIZAJ/ Konfiskohen mjaltë, duhan dhe fasule pa dokumentacione të nevojshme në një depo

FERIZAJ/ Konfiskohen mjaltë, duhan dhe fasule pa dokumentacione të nevojshme në një depo

by 05
0 comment

Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e një personi ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:00, në Ferizaj.

Tutje në raport, bëhet e ditur se malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]