Home Ferizaj FERIZAJ/ “Kom me t’mbytë ty, kom me ta mbytë vëllain e familjen”/ Rrah dhe kërcënon me vdekje bashkëshorten e tij

FERIZAJ/ “Kom me t’mbytë ty, kom me ta mbytë vëllain e familjen”/ Rrah dhe kërcënon me vdekje bashkëshorten e tij

by 05
0 comment

Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre, shpesh herë marrin edhe kërcënime serioze për jetën e tyre, por jo vetëm. Ato kërcënohen se do ta pësojnë edhe familjarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Varosh të Ferizajt, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se 24-vjeçarja ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj e ka rrahur e më pas e ka kërcënuar se do e mbysë atë, vëllain dhe gjithë familjen e saj.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]