Home FerizajEkonomi FERIZAJ/ Kaq është vlera eventuale e dëmëve nga fabrika që u dogj në Babush

FERIZAJ/ Kaq është vlera eventuale e dëmëve nga fabrika që u dogj në Babush

by 05
0 comment

Dje, në ora 06:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një objekt i prodhimit të plastikës” Pure Power” në fshatin Babush të Ferizajt, i cili është skaj rrugës që qon për në fshatin Mirashë është përfshirë nga flaka.

Policia e rendit të stacionit të Ferizajt, menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet.

Në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrëfikësit e Ferizajt të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Gjithashtu në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësia e KEDS-it

Pasi Policia mori informacionin për këtë incident, Zjarrfikësit dhe njësitë tjera kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin dhe fatmirësisht s’ka persona të lënduar. Sipas informatave të para, dëmi kap vlerën e rreth 50 mijë euro.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti është cilësuar ” Incident zjarri” ka bërë të ditur zëdhënës i PK-së për Ferizaj Kanun Veseli.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]