Home Ferizaj FERIZAJ/ Ka kaluar në Botën e Përjetshme veterani i UÇK-së Rifat Osmani!

FERIZAJ/ Ka kaluar në Botën e Përjetshme veterani i UÇK-së Rifat Osmani!

by 05
0 comment

Organizata e VL e UÇK-ës ka njoftuar për vdekjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rifat Osmani.

Osmani do varroset të enjten nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Koshare të Ferizajt.

Ky është njoftimi i plotë nga OVL UÇK-ës dega e Ferizajt!

NJOFTIM MORTOR

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – RIFAT OSMANI – 1971/2022.

Me dhembje morrëm lajmin e rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Rifatit, ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familjes Osmani!

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër 01.09.2022, në ora 16:00, në fshatin Koshare.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës bashkëluftëtari ynë!


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]