Home Ferizaj FERIZAJ/ Ishte i dënuar me 4 vjet burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Sojevë 

FERIZAJ/ Ishte i dënuar me 4 vjet burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Sojevë 

by 05
0 comment

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:00 në fshatin Sojevë të Ferizajt kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej katër vite e 100 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./IO/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]