Home Ferizaj FERIZAJ/ Ishte e lejuar vozitja deri në 50 km në orë, voziti 192 km në orë – ky është dënimi që iu shqiptua shoferit

FERIZAJ/ Ishte e lejuar vozitja deri në 50 km në orë, voziti 192 km në orë – ky është dënimi që iu shqiptua shoferit

by 05
0 comment

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:20 ka ndaluar një person i cili po drejtonte automjetin e tij dhe shkaktoi kundërvajtje në komunikacion.

Ai u gjobit për tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë ,saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km në orë zhvilloi shpejtësi 192 km në orë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H., i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj heqje e patentë shoferit.

Sipas policisë, shoferi në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apeloi tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje të njëjtit kanë bërë thirrje që të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]