Home FerizajEkonomi Ferizaj i mbushur me lëmoshëkërkues /Video/

Ferizaj i mbushur me lëmoshëkërkues /Video/

by 05
0 comment

Një problem që vazhdon në Ferizaj është rritja e numrit të atyre që kërkojnë lëmoshë. Gjatë muajve të verës shihet një numër më i madh i lëmoshë-kërkuesve. Sipas sociologëve, disa janë të shtyrë nga grupet kriminale, por ka edhe të tillë që lypin nga varfëria.

Kërkimi i lëmoshës është një dukuri e cila ditët e verës është shpeshtuar në Ferizaj për shkak të frekuentimit të madh të qytetarëve.

Sipas sociologut Imer Tifeku, këtë po e nxit varfëria por edhe një formë e biznesit të grupeve të caktuara.

 “Të cilët manipulojnë me një kategori të lypsarëve në mënyrë të cilët janë të instrumentalizuar sipas mendimit tim apo të detyruar që ta kryejnë këtë punë dhe ata bosët e tyre rrinë në prapa vijë këto janë zakonisht i quaj lypsar mobil në lëvizje endacak dhe janë më tepër të ardhur nga territoret e tjera pra lëvizin nga një vend në tjetrin kemi pas që të njëjtin njerëz me i pa në bregdetin Shqiptar në plazhin e Durrësit të njëjtin njerëz i shohim të vjeshtës edhe dimrit i shohim në qytetin tonë”, tha ai.

Sipas Tifekut, ka edhe lypsar të lirë që nuk punojnë për dikë tjetër por për veten dhe ata kryesisht janë vendorë.

“Sipas meje ky është kontingjenti më i dhimbshëm për shkak se askush nuk del të kërkojnë lëmosh me dëshirën e vet qenia njerëzore nuk është në natyrë kërkon në mënyrë kaq klasike me dal e me shtri kapuçin siç themi ne por dali nga nevoja mjerimi nga margjinalizimi social sepse faktikisht nuk jemi shtet i mirëqenies sociale”, shtoi ai.

Në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj than se kohë pas kohe bëjnë evidentimin e lypsarëve e sidomos të miturve.

“Qendra për Punë Sociale së bashku me Policinë antitrafikim marrim iniciativa të përbashkëta në evidentim të rasteve të fëmijëve lypsar. Këtë vit janë marr iniciativa ju kanë ofruar shërbime të njëjta si qytetarëve të Shqipërisë ashtu edhe qytetarëve të Kosovës”, tha Adelina Rexhepi Braha  Ud. e drejtorit të QPS-së, në Ferizaj.

Disa herë nga institucionet përkatëse janë larguar lypësit nga rruga por ata prapë kanë gjetur mënyrë e daljes në rrugë për kërkim të parave.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]