Home FerizajEkonomi Ferizaj i dyti në Kosovë për numrin e ndërmarrjeve të regjistruara në 3 muajt e fundit

Ferizaj i dyti në Kosovë për numrin e ndërmarrjeve të regjistruara në 3 muajt e fundit

by 05
0 comment

Brenda 3 muajve (mars-qershor), në Kosovë u regjistruan mbi 2,800 ndërmarrje, ku prinë aktiviteti i tregtisë me shumicë dhe pakicë si dhe riparimit të mjeteve motorike e motoçikletave, ndërsa për nga numri i të punësuarve, dominojnë ato që punësojë në deri në katër punonjës. Numri më i madh i kompanive u regjistrua në Prishtinë.

“Në TM2 2022 gjithsej janë regjistruar 2,835 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2022) ka rritje për 0.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021) ka një rritje për 0.8% të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në komunikatë.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave, me 692 ndërmarrje të regjistruara 24.4%.

Si kompani të akomodimit dhe që merren me shërbim të ushqimeve, janë regjistruar 332 ndërmarrje të apo 11.7%.

Ndërsa janë regjistruar po ashtu edhe 299 ndërmarrje që do të merren me ndërtimtari.

286 kompani të tjerë janë regjistruar që për aktivitet kanë deklaruar se kanë prodhimin ndërsa 266 kompani të tjera janë regjistruar si kompani që do të merren me aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike.

Për nga numri i të punësuarve, dominojnë ndërmarrje që kanë deri në katër të punësuar.

“Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2, 735 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.5%); me 5 deri 9 të punësuar janë 63 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 30 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); me 20 deri 249 të punësuar janë 3 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar janë 4 ndërmarrje të regjistruara (0.1%).”, njofton ASK.

Sipas shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 809 ndërmarrje të regjistruara apo 28.5% të kompanive.

Pastaj kryeqytetit vjen Ferizaj me 236 kompani të reja të regjistruara apo 8.3%.

E treta radhitet Prizreni me 220 kompani apo 7.8%, pastaj Gjilanit me 159 kompani apo 5.6%, Peja me 156 kompani apo 5.5% dhe Mitrovica me 129 kompani apo 4.6%.

Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), i bëri publike Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]