Home Ferizaj FERIZAJ/ Hajni hyn në një shtëpi në Lloshkobare, ‘avullon’ një armë të zjarrit me dhjetëra fishekë

FERIZAJ/ Hajni hyn në një shtëpi në Lloshkobare, ‘avullon’ një armë të zjarrit me dhjetëra fishekë

by 05
0 comment

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje, mbrëmë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një person arriti që të depërtojë brenda një shtëpie në fshatin Lloshkobare, ku vodhi një armë zjarri me dhjetëra fishekë dhe arriti të ikë pa lënë ndonjë gjurmë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se rasti u denoncua në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili gjatë dietës së djeshme raportoi se shtëpia e tij ishte cak i vjedhjes.  Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë kuptohet se ai e zbuloi rastin pasi e kontrolloi vendin ku e kishte lënë armën në dhomë, të cilën nuk e gjeti më aty.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar në Polici se ka pasur leje për armën që e mbante dhe se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar që mund ta ketë vjedhur.

Pasi është denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]