Home Ferizaj FERIZAJ/ Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rakaj, gjuajnë me armë pasi kapen nga pronarët

FERIZAJ/ Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rakaj, gjuajnë me armë pasi kapen nga pronarët

by 05
0 comment

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rakaj në komunën e Ferizajt, ku tre persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie.

Rastin në Polici e kanë denoncuar dy persona, të cilët kanë deklaruar se kanë hasur në të dyshuarit, mirëpo këta të fundit me të parë pronarët kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Bazuar në dëshminë e tyre, hajnat kanë demoluar shtëpinë në tërësi dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Njësitë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Të dyshuarit nuk janë identifikuar ende, por janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në kapjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për dy vepra penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Gjuajtje me armë zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]