Home Ferizaj FERIZAJ/ Hajnat bëjnë kërdi në një depo ushqimore në Gërlicë, vjedhin rreth 20 mijë euro nga kasaforta

FERIZAJ/ Hajnat bëjnë kërdi në një depo ushqimore në Gërlicë, vjedhin rreth 20 mijë euro nga kasaforta

by 05
0 comment

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Një vjedhje ka ndodhur edhe sot rreth orës 08:00 në fshatin Gerlicë të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një depo ushqimore dhe kanë arritur që të marrin një shumë të majme parash.

Sinjali mëson se pronari i kompanisë me të parë atë që ka ngjarë, ka njoftuar organet e rendit ku para hetuesve ka deklaruar se paratë ndodheshin në kasafortën e zyrës. Sipas tij, hajnat kanë arritur që të marrin rreth 20 mijë euro para të gatshme dhe po ashtu edhe produkte ushqimore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në kapjen e tyre.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]