Home Ferizaj FERIZAJ/ Gjoba e heqje e patentë shoferëve për 6 muaj ndaj dy shoferëve

FERIZAJ/ Gjoba e heqje e patentë shoferëve për 6 muaj ndaj dy shoferëve

by 05
0 comment

Të dy shoferët kishin tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në zonën e kufizimit prej 40 kilometër në orë duke drejtuar automjetet me shpejtësi njëri 76 e tjetri 77 kilometër në orë në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Policia e stacionit në Ferizaj ka bërë të ditur se të dielën në rrugën “Rexhep Bislimi” ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar në zonën e kufizimit prej 40 kilometër në orë, drejtonte automjetin me shpejtësi prej 76 kilometër në orë. Në lidhje me këtë policia ka bërë të ditur se ndaj shoferit 27 vjeçar me inicialet U.B  shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Siç bëhet e ditur nga policia e Rajonit të Ferizajt, në po të njëjtën rrugë  policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet G.K i moshës 49 vjeçar i cili shkaktoi kundërvajtje duke drejtuar automjetin me shpejtësi 77 kilometër në orë në zonën e kufizimit për 40 kilometër në orë. Po njëjtë, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).
Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes sepse me veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]