Home Ferizaj FERIZAJ/ Edhe të shtunave do shërbehen dokumente të gjendjes civile

FERIZAJ/ Edhe të shtunave do shërbehen dokumente të gjendjes civile

by 05
0 comment

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, bashkatdhetarët që këto ditë po qëndrojnë me pushime në vendlindje, se me qëllim të përballimit më të lehtë të fluksit të kërkesave për pajisjen me dokumente të gjendjes civile, përveç ditëve të rregullta të punës, administrata e zyrës së gjendjes civile do të punoj edhe të shtunave paradite nga ora 08:00 deri në ora 12:00, për t’i shërbyer bashkëqytetarët tanë me dokumente personale.

Andaj bashkëqytetarët tanë mund të paraqiten pra edhe ditën E SHTUNË paradite nga ora 08:00 deri në ora 12:00 për tu pajisur me dokumente personale.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]