Home Ferizaj FERIZAJ/ E trafikoi për javë të tëra një 27-vjeçare, bie në prangat e Policisë një person

FERIZAJ/ E trafikoi për javë të tëra një 27-vjeçare, bie në prangat e Policisë një person

by 05
0 comment

Grupet e ndryshme kriminale janë mjaft aktive në shfrytëzimin e kategorive të caktuara, kryesisht vajzave dhe të miturve, për trafikim me qenie njerëzore. Trafikantët, viktimat e tyre i shfrytëzojnë kryesisht për përfitime apo me qëllim të shfrytëzimit seksual, përkatësisht shfrytëzimit për prostitucion. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka denoncuar një 27-vjeçare, e cila ka deklaruar se një person e ka trafikuar atë për disa javë gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në pranga ka rënë një person i dyshuar, i cili është identifikuar nga vet viktima.

28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Trafikim me njerëz’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]