Home Ferizaj FERIZAJ/ ​E sulmon të dashurën, e mbylli për tri ditë në shtëpinë e tij, arrestohet 29 vjeçari

FERIZAJ/ ​E sulmon të dashurën, e mbylli për tri ditë në shtëpinë e tij, arrestohet 29 vjeçari

by 05
0 comment

Një 29 vjeçar me inicialet A.Sh, është arrestuar sot në Ferizaj, pasi dy ditë më parë, shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me inicialet M.A e moshës 30 vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.

Sipas Policisë, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje, të cilët kanë arrestuar personin me inicialet A.SH i moshës 29 vjeçar, i cili dy ditë më parë, shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me inicilaet M.A e moshës 30 vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë. Viktima M.A kishte arritur ti njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë. Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në Familje dhe Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në komunikatën e policisë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]