Home Ferizaj FERIZAJ/ E rrahu dhe e dëboi nga banesa femrën me të cilën po bashkëjetonte, arrestohet 33 vjeçi

FERIZAJ/ E rrahu dhe e dëboi nga banesa femrën me të cilën po bashkëjetonte, arrestohet 33 vjeçi

by 05
0 comment

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Ferizaj, pasi burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij dhe të njëjtën e ka dëbuar nga banesa ku po bashkëjetonin.

Sinjali mëson se 36-vjeçarja ka denoncuar rastin në organet e rendit, ku para hetuesve policorë ka deklaruar se partneri i saj e ka goditur me shqelma duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë 33-vjeçarin, i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Sulm’ dhe ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]