Home Ferizaj FERIZAJ/ Dyshohet se dy inspektore të punës janë kanosur nga pronari i një biznesi

FERIZAJ/ Dyshohet se dy inspektore të punës janë kanosur nga pronari i një biznesi

by 05
0 comment


Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Ferizajt ka nisur hetimet dhe rasti është cilësuar si kanosje.

“Policia e stacionit në Ferizaj i ka marrë masat e nevojshme, i ka intervistuar dy inspektoret e punës dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt kanë nisur hetimet dhe rasti është cilësuar – kanosje” – ka vijuar Veseli.

Ndërkaq, burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se në këtë rast kanë qenë tri inspektore të cilat janë kanosur nga pronari i një biznesi derisa ato kanë shkuar të kryejnë një inspektim te një automekanik.

KALLXO.com merr vesh se i dyshuari i ka kanosur inspektoret, duke i sharë e ofenduar ato dhe duke mos i lënë ta kryejnë punën e tyre.

Po ashtu, KALLXO.com mëson se më pas inspektoret bashkë me Policinë kanë shkuar te ky biznes dhe e kanë kryer inspektimin, por që këtë radhë nuk u ka dalë përpara personi që dyshohet se i ka kanosur.

Po ashtu, burime për KALLXO.com kanë bërë të ditur se inspektoret më pas kanë shkuar në emergjencë për shkak të shqetësimit./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]