Home Ferizaj FERIZAJ/ Dy të lënduar në aksidentin në Sojevë

FERIZAJ/ Dy të lënduar në aksidentin në Sojevë

by 05
0 comment

Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe  dy automjete të parkuara.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

.Sipas tij, deri te aksidenti  ka ardhur kur një automjet ka humur kontrollin dhe ka goditur dy automjete  tjera të parkuara.

 “Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge”, thotë Veseli.

“Automjeti në lëvizje godet dy automjete që ishin të parkuara. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime të lehta trupore pësojë dy persona të cilët dërgohen për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

Tutje ai bëri të ditur se në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]