Home Ferizaj FERIZAJ/ Dy të arrestuar për dhunë në familje

FERIZAJ/ Dy të arrestuar për dhunë në familje

by 05
0 comment

Dje, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje në Ferizaj.

Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, të dielen, rreth orës 19:00, kanë pranuar një informacion se në fshatin Talinovc të Muhaxherëve të Ferizajt është një rast i dhunës në familje, ku një burë kishte sulmuar gruan e tij.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M i moshës 33 vjeçare, i cili si shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij D.M e moshës 32 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rreth orës 21:00 është raportuar një rast tjetër të dhunës në familje në rrugën “Safet Berisha “ në Ferizaj.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]