Home Ferizaj FERIZAJ/ Dy persona rrihen për pronë, e bëjnë njëri-tjetrin për spital

FERIZAJ/ Dy persona rrihen për pronë, e bëjnë njëri-tjetrin për spital

by 05
0 comment

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në fshatin Burrnik, në Ferizaj.

Tutje në raport bëhet e ditur se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë.

Siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]