Home Ferizaj FERIZAJ/ Digjet një kamion në autostradën “Arbën Xhaferi” /Video/

FERIZAJ/ Digjet një kamion në autostradën “Arbën Xhaferi” /Video/

by 05
0 comment

Një kamion ka marrë flakë para pak minutash në autostradën “Arbën Xhaferi” Ferizaj.

Telegrafi ka siguruar disa pamje ku shihet pjesa e pasme e kamionit e përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit si dhe policia e Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kamioni ka marrë flakë si pasojë e ndonjë aksidenti apo nga temperaturat e larta.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në lidhje me pasojat e këtij zjarri, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës për të lënduar.

Si pasojë e zjarrit është bllokuar janë krijuar kolona të gjata në këtë segment rrugor./Telegrafi/

Klikoni te linku vijues për të parë videon

https://cdn.jwplayer.com/players/Cm39pPuO-bms965PQ.html


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]