Home Ferizaj FERIZAJ/ Dhunë në një familje, burri tenton ta ngufat bashkëshorten, u kapën për kujdesin ndaj foshnjës së tyre

FERIZAJ/ Dhunë në një familje, burri tenton ta ngufat bashkëshorten, u kapën për kujdesin ndaj foshnjës së tyre

by 05
0 comment

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është bërë mjaft shqetësuese. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se gruaja e ka denoncuar dje rastin në Polici, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, duke e kapur për fyti, që ta ngufatë. Motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë që nisi në lidhje me kujdesin ndaj vajzës së tyre që nuk ka mbushur ende 1 vjet.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, ajo ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Njësitet janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]