Home Ferizaj FERIZAJ/ Detaje nga vjedhja e rëndë në depon ushqimore: 4-5 persona të maskuar morën kasafortën me 20 mijë euro

FERIZAJ/ Detaje nga vjedhja e rëndë në depon ushqimore: 4-5 persona të maskuar morën kasafortën me 20 mijë euro

by 05
0 comment

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në një depo ushqimore në fshatin Gerlicë të Ferizajt. Pronari i kompanisë ka deklaruar se hajnat kanë arritur që të marrin hiç më pak se 20 mijë euro para të gatshme.

Sinjali mëson se në kuadër të veprimeve hetimore, janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku janë parë se katër ose pesë persona të cilët kanë qenë të pamundur të identifikohen për shkak të maskimit, kanë vjedhur kasafortën me paratë në të.

Ata dyshohet se kanë hyrë me forcë përmes njërës nga dritaret e objektit, duke anashkaluar kështu punëtorin e sigurimit i cili qëndron te porta e depos.

Prokurori e ka cilësuar rastin si ‘Vjedhje e rëndë’, teksa po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]