Home Ferizaj FERIZAJ/ Dërgohet në paraburgim shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Talinoc M.

FERIZAJ/ Dërgohet në paraburgim shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Talinoc M.

by 05
0 comment

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.G., i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në fshatin Talinovc, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.G. më 1 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Ferizaj, duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia në kundërshtim me nenin 53 dhe 69 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugorë ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë e po ashtu duke mos mbajtur distancë anësore të sigurisë, ku në pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet tani të ndjerin N.O. i cili duke ecur në skaj të rrugës, e ka hedhur mbi xhamin e përparme të veturës dhe më pas forca e goditjes e hedh në tokë, me ç` rast të dëmtuarin tani të ndjerit i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, ku dërgohet për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe si pasoj e lëndimeve të marra tani i ndjeri N.O., nuk arrin t`i përballoj plagëve dhe i njëjti ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]