Home Ferizaj FERIZAJ/ Burri rrah gruan që tentoi të ikë nga dhuna sistematike brenda familjes

FERIZAJ/ Burri rrah gruan që tentoi të ikë nga dhuna sistematike brenda familjes

by 05
0 comment

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “12 Qershori”, ku një burrë përfundoi në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku pas një mosmarrëveshjeje dhe dhunës psikike e fizike sistematike nga bashkëshorti i saj, 24-vjeçarja është nisur të ikë nga shtëpia me taksi. Por gjithçka nuk përfundoi aty, pasi i dyshuari i është vënë pas dhe e ka ndalur në rrugë, ku dyshohet se ka filluar sërish ta rrahë.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna e përjetuar, gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]