Home FerizajEkonomi FERIZAJ/ Bëhet ndarja dhe transferi i rezervave buxhetore për vitin 2022

FERIZAJ/ Bëhet ndarja dhe transferi i rezervave buxhetore për vitin 2022

by 05
0 comment

Këtë të premte kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me c’rast , është diskutuar propozim-vendimi për ndarjen dhe transferin e mjeteve buxhetore për vitin 2022.

Këtë propozim- vendim para asamblistëve e ka paraqitur drejtorja e Financa Sebahate Ajeti-Sadiku. Ajo ka thënë se kjo po bëhet në bazë të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

“Mjetet rezervë të Komunë së Ferizajt janë 1.330,000.00 euro, prej tyre nga granti qeveritar 796,367.00 euro, ndërsa nga të hyrat vetanake 533,633.00 euro të gjitha këto në kategorinë e investimeve kapitale”, ka thënë drejtorja Ajeti-Sadiku, përderisa ka bërë të ditur edhe ndarjen dhe transferin e këtyre mjeteve ne secilën kategori veç e veç.

Për këtë pikë të rendit të ditës, nuk pati diskutim, ndërkaq u votua me vota unanime të të gjithë asamblistëve komunal.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, janë diskutuar edhe çështje të tjera të ngritura nga ana e asamblistëve komunal.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]