Home Ferizaj FERIZAJ/ Banorët e fshatit Komogllavë ankohen për një problem me shtyllë elektrike/ KEDS del me një përgjigje/Video/

FERIZAJ/ Banorët e fshatit Komogllavë ankohen për një problem me shtyllë elektrike/ KEDS del me një përgjigje/Video/

by 05
0 comment

Problemet me të cilat përballen qytetarët në Kosovë janë të natyrave të ndryshme e shpesh herë institucionet i lënë pezull dhe ata drejtohen tek mediat. Siç ka ndodhur edhe rasti i fundit i një qytetari nga fshati Komogllavë i komunës së Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi është drejtuar në redaksinë e Gazetës Sinjali, për t’i gjetur ndonjë mundësi në bashkëbisedim me KEDS në mënyrë që tu rregullohet problemi për vendosjen e telave të rrymës në një shtyllë elektrike.

Sipas sinjalizuesit, banorët e këtij fshati përballen me këtë problem, tash e 3 muaj pasi iu është vendosur shtylla e re, por që telat e rrymës nuk janë vendosur ende.

Sinjali ka kontaktuar me Zëdhënësin e Informimit të KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se do ta dërgojë një ekip për të bartur rrjetin në shtyllën e re.

“Do ta dërgojë një ekip në kohën më të shkurtër të mundshme për ta bartur rrjetin në shtyllën e re”.

Gazeta Sinjali sjellë pamje nga fshati Komogllavë, ku shihet shtylla tek e cila nuk është i vendosur rrjeti e që ka shkaktuar shqetësim te banorët.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]