Home FerizajArsim FERIZAJ/ Artisti amerikan Michael Elliot Broth realizoi veprën “INFINITY GATE” skulpturë/ instalacion në UShAF

FERIZAJ/ Artisti amerikan Michael Elliot Broth realizoi veprën “INFINITY GATE” skulpturë/ instalacion në UShAF

by 05
0 comment

Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, studentët panë për së afërmi punën dhe teknikat e arstistit amerikan Michael Elliot Broth gjatë realizimit të veprës “INFINITY GATE”, e cila është një skulpturë/instalacion.

Me këtë rast, artisti Broth tha se kur është përballur fillimisht me këtë temë, ka menduar për dualitetin me të cilin jetojmë të gjithë, veten që ia prezantojmë botës së jashtme dhe atë e shohin vetëm ata që na njohin vërtet.

“Kisha shumë ide se si ta portretizoja këtë koncept në formë skulpture dhe vazhdoja të kthehesha te portat që kam ndërtuar në të kaluarën. Për mua, porta përfaqëson transformimin; një kalim që simbolizon ndryshimin. Duke kaluar nëpër të ju mund të bëheni një version tjetër i vetes”, tha ai.

Artisti amerikan theksoi se ka vënë re zhvillimin e shpejtë që po përjetojnë të rinjtë e këtij vendi, megjithatë, ai tha se pothuajse çdo qytetar i ri i këtij vendi bartë një pjesë të kulturës dhe traditës të trashëguar dhe mësuar nga brezat e mëparshëm.

“Vërejtja e izolimit që populli i Kosovës përballet drejt integrimit me pjesën tjetër të botës, më shtyu edhe më tej që t’ua dhuroj këtë portë, më në fund të hapur dhe mikpritëse për ta. Një pasazh që përqafon individualitetin, kulturën dhe historinë e tyre”, tha Michael Elliot Broth.

Ndërsa, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi ekipin e MuralFest Kosova dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, ndërsa siguroi se UShAF, gjithmonë është i hapur për aktivitete të tilla, e sidomos kur bëhet fjalë për interesin dhe përgatitjen profesionale të studentëve.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]