Home Ferizaj FERIZAJ/ Arreston një i dyshuar, shmangu 500 mijë euro taksa

FERIZAJ/ Arreston një i dyshuar, shmangu 500 mijë euro taksa

by 05
0 comment

Sikundër bëhet e ditur nga komunikata për medie, Dogana e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pas hetimeve disa mujore, ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person të dyshuar për mashtrim me taksa.

Personi i arrestuar dyshohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, prandaj edhe ngarkohet me:  Falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe  shmangie nga taksat e detyrueshme doganore.

Pos tjerash, i dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500,000.00 Euro.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar, duke arritur të sigurohen taksat doganore”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]