Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet personi që vodhi para nga arkat e xhamive në Ferizaj

FERIZAJ/ Arrestohet personi që vodhi para nga arkat e xhamive në Ferizaj

by 05
0 comment

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person, 11 ditë pas vjedhjes që kishte kryer më 14 tetor në xhaminë në rrugën “Ramandan Ferizi” në Ferizaj. I dyshuari në stacionin policor ka deklaruar se ka kryer vjedhje nga arkat e bamirësisë edhe në xhami të tjera.

Për zbulimin e kryerësve të veprës penale të vjedhjes, policia thotë se kishin nisur hetimet menjëherë.

Pas punës hetimore e grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar si dhe vendin e ndodhjes së tij.

Bëhet e ditur se LL. S. 32 vjeçar u arrestua në Shtime sot rreth orës 14:00 si i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Siç njofton Policia i dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhje të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në proces të hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]