Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet personi që grabiti 2800 euro në Gërlicë!

FERIZAJ/ Arrestohet personi që grabiti 2800 euro në Gërlicë!

by 05
0 comment

Policia njoftoi sot se ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje.

Rasti kishte ndodhur më 23 gusht të këtij viti në një pikë karburanti në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku i dyshuari, nën kërcënimin e armës kishte grabitur 2 mijë e 800 euro.

Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë dhe intervistimit të disa personave, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet A.H., 22-vjeçar dhe e kanë arrestuar nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]