Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet personi i kërkuar për veprën ‘mosdhënie e ndihmës’

FERIZAJ/ Arrestohet personi i kërkuar për veprën ‘mosdhënie e ndihmës’

by 05
0 comment

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës’.

Sipas policisë, personi i kërkuar është arrestuar në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:40 në fshatin Komogllavë të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës’ me dënim burgimi prej dy muajve”- thuhet në komunikatë.

Tutje, policia thekson se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt potencon se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]