Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet për gjuajtje me armë në aheng familjar

FERIZAJ/ Arrestohet për gjuajtje me armë në aheng familjar

by 05
0 comment

Rreth orës 1:30 të mëngjesit Policia e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një aheng familjar në Slivovë ka gjuajtje me armë.

Me autorizim edhe të prokurorit kujdestar, Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të vendit të dyshuar.

Policia tek i dyshuari me inicialet D.J., 26-vjeç, ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me një karikator, katër fishekë dhe një gëzhojë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar – përdorim i armës.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]