Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një person për kanosje

FERIZAJ/ Arrestohet një person për kanosje

by 05
0 comment

Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion të enjten në mbrëmje, se në një lokal afarist në  rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.S (M/K) i moshës 27 vjeçar,  i cili veç demolimit të lokalit, duke i rrëzuar karriget dhe tavolinat i kishte kanosur punëtorët.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit,  me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje”/rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]