Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një person për dhunim

FERIZAJ/ Arrestohet një person për dhunim

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një përson për dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë në Ferizaj.

“Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 02.09.2022 rreth orës 21:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast, fillimisht i cilësuar “Shtrëngim , sulm dhe dëmtimit i pronës”

Ankuesja N.A (F/K) e moshës 42 vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N (M/K) i moshës 27 vjeçar, ish dhëndërri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marr vajzën e ankueses M.A (F/K) e moshës 21 vjeçare , ish bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur” thuhet në komunikatën ePolicisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë policia e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

“Njësitet e Policisë Rajonale të Ferizajt të koordinuara, pas një pune intenzive hetimore, sot rreth orës 12:00 kanë identifikuar të dyshuarin V.N dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj,  pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunim , Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” thuhet në njoftim.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]