Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një person për dhunë familje

FERIZAJ/ Arrestohet një person për dhunë familje

by 05
0 comment

Sot, rreth orës 00:05 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

‘Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar,  i cili vazhdimisht kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e moshës 31 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”, njofton Policia./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]