Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një 19-vjeçar, e bëri për spital një person

FERIZAJ/ Arrestohet një 19-vjeçar, e bëri për spital një person

by 05
0 comment

Një incident mes dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Besim Rexhepi’ në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale për motive të panjohura, 19-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person duke e grushtuar në fytyrë.

Për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e sulmit, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, të cilët kanë arrestuar 19-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]