Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një 16-vjeçar në Talinoc i Muhaxherëve, i sekuestrohet një armë

FERIZAJ/ Arrestohet një 16-vjeçar në Talinoc i Muhaxherëve, i sekuestrohet një armë

by 05
0 comment

Hetuesit e policisë të stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, sot kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Policia tek i dyshuari, personi me inicialet R.M i moshës 16 vjeçare ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishkë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]