Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet në Varosh i kërkuari për lëndim trupor, dërgohet në vuajtje të dënimit

FERIZAJ/ Arrestohet në Varosh i kërkuari për lëndim trupor, dërgohet në vuajtje të dënimit

by 05
0 comment

Është arrestuar një 55 vjeçar me inicialet S.H. në Varosh të Ferizajt, i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Arrestimi është bërë sot në orën 9:50 në fshatin Varosh nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bazë të një informacioni të pranuar.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt po ashtu njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]