Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet i kërkuar për vjedhje

FERIZAJ/ Arrestohet i kërkuar për vjedhje

by 05
0 comment

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve.

Policët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot në ora 11:00 në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë arrestuar personin me inicialet A.L (M/K), i moshës 22 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]