Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet i dyshuari që, i dehur, demoloi shtëpinë dhe shkaktoi dhunë në familje

FERIZAJ/ Arrestohet i dyshuari që, i dehur, demoloi shtëpinë dhe shkaktoi dhunë në familje

by 05
0 comment

Policia e Ferizajt ka njoftuar se sot në ora 00:30 kanë marrë një informacion se në rrugën “Isa Boletini” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë Policia e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.A. i moshës 49-vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij F.Xh., e moshës 44-vjeçare dhe në gjendje të dehur shkakton dhunë në familje, demolon shtëpinë dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacion dhe me vendim të prokurorit kujdestar e ka  dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]