Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet 46 vjeçari në Dardani, ishte dënuar me 180 ditë burgim

FERIZAJ/ Arrestohet 46 vjeçari në Dardani, ishte dënuar me 180 ditë burgim

by 05
0 comment

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se dje rreth orës 10:00 në fshatin Dardani të kësaj komune ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës’’ me dënim burgimi prej njëqindë e tetëdhjetë ( 180) ditëve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]