Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet 36-vjeçari, kanosi gruan dhe sulmoi motrën

FERIZAJ/ Arrestohet 36-vjeçari, kanosi gruan dhe sulmoi motrën

by 05
0 comment

S.D., 36-vjeç, nga Ferizaji, është arrestuar nga Policia sot në mëngjes nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe motrës së tij.

Në njoftimin e Policisë është thënë se rreth orës 08:25 është pranuar një informacion se në rrugën “Beteja e Kaçanikut” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Menjëherë pas kësaj, Policia ka thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet S.D., 36-vjeç, i cili fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij, 36-vjeçare, e më pas kishte sulmuar motrën e tij me inicialet Xh.D., 33-vjeçare.

Në njoftimin e Policisë është treguar se i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe sulmi.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]